Këto zgjedhje nuk do të njihen/ Berisha: Kjo farsë ishte dy herë më e madhe se ajo e vitit 2021!

Këto zgjedhje nuk do të njihen/ Berisha: Kjo farsë ishte dy herë më e madhe se ajo e vitit 2021!

Kryetari i PD, Sali Berisha, ka deklaruar se zgjedhjet e 11 majit përfaqësojnë një farsë elektorale dy herë më të rëndë se ajo e vitit 2021.
Në konferencën me gazetarët, Berisha tha se është i përkushtuar ndaj mbrojtjes së votës si një të vërtetë themelore për një shoqëri të lirë, duke e cilësuar këtë si një mision po aq të rëndësishëm sa ai i viteve ’90.
Berisha paralajmëroi se nuk do të ndalet së denoncuari këtë që ai e cilëson si një proces tërësisht të manipuluar, me qëllim ndërgjegjësimin e çdo qytetari për realitetin e vërtetë të 11 majit.
“Unë po mbroj një të vërtetë themelore për një shoqëri të lirë. Po mbroj votën.
Ky është një mision për mua.
Unë e kam theksuar se ky është një mision po aq i rëndësishëm në mos më i rëndësishëm se ai i vitit 1991.
Po mbroj votën e humbur.
Ç’po përdor unë këtu?
Po mbroj votën nga një botë e stërfuqishme krimi.
Nga një shtet i shkrirë në një me kartelet e drogës.
Po mbroj votën nga një parti krimi e shkrirë një me shtetin.
Po mbroj votën nga një propagandë antidemokratike, që nga mëngjesi gjer në darkë, mbështeti narkodiktaturën dhe tani përpiqet të përligjë farsën.
A e kupton se në çfarë pozicioni jam unë sot?
Por unë ndjehem më i motivuar se kurrë nga ky pozicion.
Nuk kam unë absolutisht asgjë personale. Por në këto rrethana, alternativa e vetme është të qëndrosh me të gjithë fuqinë.
Dhe ne po qëndrojmë.
Shqiptarët nuk kanë më votën.
I ke dëgjuar ti, thonë se zgjedhjet u mirëadministruan.
Ju nuk e dini, ua them unë, administrimi më i shkëlqyer, më i përsosur i zgjedhjeve bëhej në diktaturë. Po, si administrim, perfekt.
Por ata kishin një të mirë, nuk flisnin për zgjedhje, flisnin për votim. Se nuk kishte garë. E dinin ata, ishin të ndërgjegjshëm.
Por kështu nga pikëpamja e administrimit, ishin të përsosur.
Pra, nuk mund të merret administrimi si etalon. Atë më mirë se kushdo e bën diktatura. I merrnin me helikopter, me ushtri, i çonin kutitë e votimit në pikat më të largëta. I filmonin, i paraqisnin që ja organizimi. Kaq është kjo.
Pra, unë po bëj atë që duhet bërë.
Dhe bashkëpunëtorët e mi po bëjnë atë që duhet bërë.
Nuk janë asnjë prej tyre që partia duhet të bëjë analizë. Jo!
Por e dinë se përparësi absolute është kjo.
Nuk ka më zgjedhje këtu.
Të mos dëgjojë njeri se me Edi Ramën mund të bëhen zgjedhje. Kurrë.
Urdhëro farsa.
Dy herë e marrim po të duash dhe e analizojmë në rrafshin sasior dhe cilësor.
Kjo farsë ishte dy herë më e madhe se e vitit 2021.
Po!
Nuk u falën 200 e sa milionë gjoba.
Nuk u dhanë për 48 përqind të zgjedhësve 100 euro siç ndodhi tani.
Nuk arriti këtë shkallë organizimi kriminal, rrjeti i patronazhistëve.
Nuk u dhanë licenca për 28 mijë hektarë drogë, nga 200 që duhej të jepeshin sipas ligjit.
Pra, këto janë.
Unë besoj se çdo minutë, çdo orë dhe çdo ditë po bëhet më e qartë për shqiptarët ajo që ka ndodhur në këto zgjedhje.
Por ne do insistojmë që edhe shqiptarin e fundit ta bindim për farsën elektorale”, u shpreh Berisha.

Share it :