Nga reforma në drejtësi te policia vullnetare e Ramës’, Goxhaj: SPAK kapak i krimit dhe i pushtetit, jemi diktaturë hidride
PS kapak i krimit dhe i pushtetit”/ Goxhaj: Jemi diktaturë hidride
Avokati Altin Goxhaja komentuar zhvillimet e fundit politike dhe institucionale në vend, duke u ndalur veçanërisht te krijimi i policisë vullnetare dhe roli i strukturave të drejtësisë së re.
Goxhaj ka shprehur shqetësimin për krijimin e policisë vullnetare dhe për mënyrën se si Rama po përqendron gjithnjë e më shumë pushtetin, duke goditur themelet e një sistemi demokratik.
Ai ka deklaruar se Shqipëria nuk mund të quhet më një “demokraci hibride”, por është kthyer në një “diktaturë hibride”, ku institucionet janë të kapura dhe drejtësia është e kontrolluar.
“Unë nuk kam besim te asnjë strukturë e reformës së drejtësisë, sepse jam mësuar që kudo ku shkel këmba e Soros-it, nuk mbin më bari, dhe ata dashnorë të SPAK-ut ju deshën këto palo zgjedhje që të mbyllnin gojën, sepse na shurdhuan veshët duke folur për SPAK.
Ndërkohë, ne kemi aq vite që themi se PS-ja është kapaku i krimit dhe kamxhiku i pushtetit që nga viti kur është krijuar, dhe këtë gjë e kemi thënë vazhdimisht, por askush nuk na besoi u deshën këto zgjedhje që të dilte e vërteta.
Tani ndodh që të krijohet edhe kjo policia dhe çfarë panorame ka realiteti jonë shqiptar?
Pra, të gjithë indikatorët që përcaktojnë për të vlerësuar një shoqëri, një sistem politik apo shoqëror atë që quhet “mafia e demokracisë” këtë herë me policinë vullnetare që ka krijuar Rama (sepse që në momentin që e ka miratuar, quhet e krijuar), unë mendoj se ne nuk mund të quhemi më një sistem që fshihet pas fabulës që jemi demokraci hibride. Ne nuk jemi më demokraci hibride.
Ne jemi diktaturë hibride. Dhe unë kam përshtypjen se këtë herë bie edhe fasada, dhe detyra jonë si forcë ndryshe politike është që ne të nxjerrim të brendshmen e skemës, të skanojmë skeletin, të bëjmë autopsinë e demokracisë që ka vdekur dhe të bëjmë, si të thuash, qasjen se si duhet të operohet në këtë mes.
Fakti që Rama, direkt pas zgjedhjeve, ka nisur me gjoba, ka filluar me këtë ligjin për burimin e parave për blerjen e një makine, ne mendojmë se kjo i përket një ‘cunami të ri të Ramës’ që po vepron kundër sistemit tonë politik e shoqëror, e mbi të gjitha, ndërkombëtarisht. Dhe kjo më çudit më shumë”, tha Goxhaj në Syri TV.