Berisha në Asamblenë e PPE-së: Jemi në situatë të vështirë, Rama manipuloi zgjedhjet e ktheu Shqipërinë në narkoshtet

Berisha në Asamblenë e PPE-së: Jemi në situatë të vështirë, Rama manipuloi zgjedhjet e ktheu Shqipërinë në narkoshtet

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në Asamblenë Parlamentare të Partisë Popullore Evropiane (PPE), e cila mbahet sot dhe nesër në Bruksel.

Berisha denoncoi masakrën elektorale me të cilën Rama mori mandatin e katërt të qeverisë në zgjedhjet e 11 majit. Jo vetëm, Berisha tha se Rama ktheu Shqipërinë në një narkoshtet duke dhënë leje për të mbjellë 29 mijë ha kanabis. Berisha shprehu shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet vendi dhe kërkoi ndihmën ndërkombëtare për të sjellë një mision fakt mbledhës.

Në këto zgjedhje i tërë shteti u kthye në një trupë elektoral dhe përdori fondet financiare të pakufizuar, burimet njerëzore dhe logjistike, fuqinë ekzekutive për të kontrolluar dhe manipuluar votën e shqiptarëve. Qeveria gjatë fushatë zgjedhore në kundërshtim të çdo ligji dhe parimeve ndërkombëtarë, i dha pensionistëve (burra e gra) 40% e votuesve 100 euro bonus….

Mobilizuan mijëra punëtorë të administratës shtetërore, patronazhistë, të armatosur me të gjithë të dhënat personale me qëllim që të kërcënojnë qytetarët në të gjithë vendin.

Ndërsa Shqipëria është i vetmi narkoshtet në Europë, kryeministri i saj firmosi 138 licenca për parcela kanabisi. Do të lejojë 29 mijë hektarëve për drogë. Të cilat shkojnë në një vlerë të paktën 10 miliardë euro. Jemi në një situatë shumë të vështirë.

Shqipëria është një eksportuese e madhe e kriminalitetit, drogës dhe emigrantëve. Kemi mijëra dokumente që provojnë si ky narkoshtet funksionon. Lidhjet me Sinaloan, kartelet në Peru, Ekuador, Mendoj se së bashku mund të ndihmojmë kombin por dhe rajonin e BE-në.

Share it :