Eureka!!! Ish ministri i Ramës zbulon 130 mijë fletët e votimit

Eureka!!! Ish ministri i Ramës zbulon 130 mijë fletët e votimit
Nga Luciano Boci

Eureka!!!

Ish ministri i Ramës zbulon 130 mijë fletët e votimit

Celibashi “i qashtër” dhe “qelibar” i bën qokën e rradhës Ramës.

Si kapterri i skeçit të famshëm të Fadil Hasës 28 kamiona për 7 bataliona, “kapterri” i KQZ së Ramës, me matematikën e tij “urtë e butë e plot tigani”, na paska zbuluar “Amerikën…”!!!?

Me llogari si me gishta ia na rrëfen se ku gjenden fletët e votimit, të cilat në fakt “i ka në men”, se realisht ato sipas të dhënave mungojnë.

I salduar për vite të tëra në drejtim të KQZ, ai vazhdon shërbimin e devotshëm ndaj partisë së tij socialiste që dikur e përfaqësonte në ekzekutiv.

Bashkë me “gjarprin” (përkëdhelja e miqve) e KAS, dikur ministër i PD, që ëndërron të bëhet për ironi Avokat i popullit, janë dyshja që kanë varrosur disa palë zgjedhje në Shqipëri dhe i shërbejnë me lëpirje e përulësi Ramës.

Share it :