Alarmi për farsën elektorale/ Pas PPE, edhe Parlamenti Europian do dërgojë mision faktmbledhës në Shqipëri

Alarmi për farsën elektorale/ Pas PPE, edhe Parlamenti Europian do dërgojë mision faktmbledhës në Shqipëri

Pas Partisë Popullore Europiane, edhe Parlamenti Europian pritet të dërgojë një mision faktmbledhës në Shqipëri.

Kjo u bë e ditur gjatë seancës së Komisionit të Punëve të Jashtme të këtij parlamenti.

Gjatë kësaj seance u diskutua për raportin vjetor për Shqipërinë, por theksi u vu tek farsa elektorale.

Kryetari i këtij komisioni, David McAllister tha se zakonisht këto çështje elektorale diskutohen më vonë, por situata në Shqipëri është e ndjeshme.

“Kolegë, mendoj se ishte mirë që Shqipëria ishte në axhendë, pas vëzhgimit të zgjedhjeve për shkak të sensitivitetit,” tha McAllister.

Politikani i rëndësishëm gjerman paralajmëroi një mision të këtij parlamenti për mbledhje faktesh në pjesën e parë të vitit që vjen.

“Shqipëria do mbetet në axhendën tonë. Ne do marrim në konsideratë misionet tona jashtë për në vitin 2026. Unë do sugjeroj që në pjesën e parë të vitit të udhëtojmë në vendet në zgjerim, dhe Shqipëria duhet të përfshihet patjetër. Por kjo do vendoset në vjeshtë,” tha McAllisterç

Share it :