Berisha: Ne nuk pranojmë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te farsa zgjedhore e 11 majit dhe kërkesat për rinumërim të kutive të votimit.
Në fjalën e tij përpara gazetarëve në selinë blu, Berisha sqaroi se ‘qëllimi i parë i PD është ky, që ne nuk pranojmë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve’.
Berisha: Tani, ajo që zhvillohet në KQZ duhet ta kenë të qartë të gjithë shqiptarët se qëllimi i parë, numër një i PD dhe Aleancës për Shqipërinë Madhështore është ky: nuk pranojmë legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve
Prandaj dhe në qoftë se e keni ndjekur, ne kemi paditur çdo qark për legjitimitetin e zgjedhjeve dhe kemi dokumente të pafundme.
Ky është qëndrimi i parë i yni.
Dy, transparenca jo vetëm që është parim i pakundërshtueshëm, është e drejtë e pakundërshtueshme e çdo individi.
Në këtë kuadër, PD jo vetëm që nuk pengon asnjë kandidat të saj, por do i mbështesë, meqenëse ligji nuk i përligj ata dhe duhet mbështetja e partisë në këtë proces, secili që kërkon transparencën, do mbështetet pa asnjë lloj paragjykimi.
Edhe njëherë, nuk ka paragjykim.
Pra, duhet t’i dallojmë këto dy gjëra.
Partia nuk njeh legjitimitetin e këtyre zgjedhjeve, prandaj po kërkon për çdo qark…
… Tani Osman, e marr vesh unë atë punë. Mendoj se as unë, as ju nuk mund të flasim për vjedhje, për gjëra të paprovuara.
Ata që dyshojnë se u janë devijuar votat, atyre ne u themi, u mbështesim për transparencë.
Por kjo nuk vjen se partia ndan dyshimin e tyre. Jo. Nuk vjen nga kjo.
Por vjen sepse PD respekton plotësisht të drejtën e transparencës si të drejtë të patjetërsushme të individit.
Tani, meqë jemi këtu, Edi Rama në vitin 2009, pasi nuk paraqiti dot asnjë fakt, asnjë dokument, asnjë provë në asnjërën nga instancat e sistemit të shqyrtimit të ankesave për zgjedhjet, asnjë, asnjë, pasi kaloi çdo afat, tre ose katër muaj më vonë doli me kërkesën hap kutitë.
Hap kutitë që të marrësh vizat. Hap kutitë që të bësh këtë.
Kutitë nuk ishin në dorën time. Dhe unë i them, shko në prokurori, paraqit faktet se një prokuror i vetëm kishte tagër me hapë të gjithë kutitë.
Vetë tani Edi Rama, tre ditë pas zgjedhjeve, kur Blerina tha m’i mori Olta votat, në fakt m’i mori Rama, se po tha Olta, e ke tek familja Rama se ata janë të shkrirë në aksione me njëri-tjetrin, pra tha m’i mori. Dy herë nuk e tha dot, u tërhoq, partia nuk gabon, tha Blerina.
Ata nuk mund ta bëja unë kurrë.
Do transparencë, unë edhe në parti, ka plot njerëz që thonë nuk është numëruar mirë, jo më është bërë hile, urdhëro dhe numëroji. Tani ka edhe kamera, mos përto.
Pra, ka dy qëndrime të kundërta plotësisht.
Njëri respekton parimet bazë, tjetri shqelmon parimet bazë dhe vepron mbi parimët e narkoshtetit.
Po ke parë ti?
Ajo që është interesante është se raporti, lexojeni, në proporcion shumë të madh, i kushtohet medieve. Nuk kanë ata kurrë asnjë përveç respektit për mediat dhe fjalën e lirë, nuk nisen dot nga ideja të demonizojnë mediat, në asnjë mënyrë. Përkundrazi, vetëm se si t’i mbrojnë.
Dhe kur lexon këtë raport, lexon fytyrën e vërtetë të diktaturës.
Ke parë ti, Edi Rama nuk lejon transparencës. Intelektualët e llumit i dalin zot. Avoketërit e krimit i dalin zot në media, në vend se … transparenca është e domosdoshme.
Ndaj dhe ka një shqetësim shumë të thellë.
Për ta mbyllur me dy fjalë këtë raport, ky raport shpreh shqetësimin gjer në thellësinë më të madhe për gjendjen në Shqipëri dhe u garantoj se ky është vetëm fillimi.
Prapë, është mbushur dhe stërmbushur kupa. Le të bëjë ç’të dojë, Edi Rama nga ky realitet që ka krijuar, nuk del kurrë më.