Rama çon Shqipërinë si pajë në dasmën “Soros”
Nga Basir Collaku
Në New York përqafohet me Soros, në Sazan “flirton” me Kushner dhëndrin e Trump e në Uashington, me Charles McGonigal. Harta anarkike e Shqipërisë ka një menu të pazakontë dhe nuk konkurrohet.
Ndërsa Rama puthet me Sorosin në dasmën e tij, sa politike aq edhe gjinore në USA, kutitë e rinumërimit në Tiranë po nxjerrin xhevahiret e manipulimit me çdo lloj treni, agjentët e BKH kanë shfaqur në kontrollet e tyre shenja të dukshme tërmeti disa-ballësh, mbi tenderat dhjetëra milionë euroshe të Tërmet Peçit, deputetit ramëlindas tepelenas, mandati i të cilit zhvillohej dhe në episode emocionale nëpër makina, në orar konsultimi me vartëset e tij, Erion Veliaj vijon të rrëzohet në Gjykatën e Lartë.
Benet Beci, bashkiaku i Shkodrës, ishte konserva në frigorifer e Prokurorisë së Posaçme, nga tetori i vitit të kaluar, i pandehuri drejtues i fushatës së partisë në zgjedhjet e majit.
Gjendje e rënduar është në të gjitha bashkitë e vendit, të cilat kanë qenë celula të terrorizmit elektoral. Në Klos e Mat, Struktura e Posaçme, nëse i bie rruga, mund të gjejë sjellje të njëjtë me tërmetin publicitar të parave publike. Opozita, PD, veç Berishës e tre-katër emrave më tepër të rinj, se ekzistues, lufton e mban të gjallë me denoncime serioze të vërtetën e ndodhur masakruese me 11 maj 2025.