Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!

Berisha: Edi Rama damkoset botërisht si Maduro i Europës!

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka reaguar pas publikimit në median amerikane Fox News të artikullit për Edi Ramën.

Berisha shprehet se Edi Rama për shkak të lidhjeve të tij të fuqishme me kartelet e drogës, përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale, etiketohet si “Ramaduro”, pra shpallet si Maduro i Europës.

“Damkosje historike!

Edi Rama damkoset botërisht si “Ramaduro”, pra Maduro i Europës!

Fox News, televizioni më i fuqishëm dhe më i shikuar në SHBA e quan Edi Ramën kreun e narko-shtetit të parë dhe të vetëm në Europë si “Ramaduro”për ngjashmërinë e tij identike me diktatorin e Venezuelës Nicolas Maduro.

Kështu Edit Rama për shkak të lidhjeve të tij të fuqishme me kartelet e drogës, përqendrimit të të gjitha pushteteve në duart e tij, shndërrimit të procesit zgjedhor në farsë elektorale, etiketohet si “Ramaduro”, pra shpallet si Maduro i Europës.”– shkruan Berisha.

Share it :