FOX News për Edi Ramën në hapësirën kryesore: Europa po tregohet hipokrite me autokratin e Sorosit
Në një ditë të ngarkuar me shumë zhvillime ndërkombëtare, rrjeti më i madh televiziv amerikan, Fox News, publikoi sot një analizë të fortë kundër Edi Ramës.
Edhe pse hapësira mediatike kudo po dominohet nga zhvillimet në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit, Fox News e publikoi këtë analizë në mesin e lajmeve kryesore.
Po ashtu, Rama cilësohet si një armik i presidentit amerikan, Donald Trump
Vetë televizioni i madh amerikan bën një koment të shkurtër, ku thekson se Europa po tregohet hipokrite përballë autokratit Rama.
“Hipokrizia demokratike e Evropës ekspozohet teksa Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i quajtur “Ramaduro” për stilin e tij autokratik të qeverisjes, siguron një mandat të katërt mes akuzave për korrupsion,” nënvizon rrjeti amerikan.
Edhe ambasadori Nesho shkruan: “Udhëheqësi shqiptar fiton mandatin e katërt pavarësisht akuzave për korrupsion, ndërsa elitat evropiane bëjnë sikur nuk e shohin”.
Ai i bën thirrje SHBA-së që të reagojë.
“Pozicioni i Amerikës duhet të jetë një zgjim për Evropën, e cila është mësuar të bashkëjetojë me regjime mafioze të bazuara në korrupsion dhe shtypje. Evropa nuk mund të justifikojë mbështetjen ndaj autokratëve vetëm sepse kritikët e tyre janë konservatorë apo të lidhur me Presidentin Trump. Është koha që diplomacia amerikane të ndërmarrë hapa konkretë. Kjo do të thotë shtim presioni ndaj udhëheqjes shqiptare, mbështetje publike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe një mesazh të qartë: Përputhja me vlerat perëndimore matet me veprime, jo me deklarata boshe,” shkruan Nesho.