Rezultati i 11 Majit/ Bushati: S’ka alternativë në diktaturë! Regjimi na ka hipur në qafë
Gazetari dhe analisti, Andi Bushati u shpreh se zgjedhjet e 11 Majit në Shqipëri, ishin një farsë elektorale, ku shqiptarët nuk kishin asnjë alternativë reale për të zgjedhur.
ftuar në emisionin “Çim Peka Live” në Syri TV, Bushati u shpreh se vendi ndodhet përballë një regjimi autokratik dhe jo një sistemi demokratik.
Sipas tij, regjimi i Edi Ramës ka uzurpuar të gjitha mekanizmat e zgjedhjes së lirë dhe ka vënë nën kontroll institucionet, duke mos i lënë hapësirë kundërshtisë. Ai theksoi se shqiptarët janë bërë “pjesëmarrës të detyruar” në një proces të komanduar nga pushteti.
Bushati: Shqiptarët s’kishin mundësi të zgjidhnin. Diktatura ka kur ka vetëm një diktator, dhe unë këtë e quaj regjim. Berisha ka një rekord në historinë e tij politike, ka lëshuar pushtetin me votë. Në historinë e Shqipërisë kemi një njeri që se ka lëshuar kurrë pushtetin e tij me votë, njëjtë si Meta dhe Fatos Nano që lëshuan pushtetin me votë.
Shqiptarët u bënë pjesëmarrës në një farsë. Kam marrë pjesë në votime edhe në komunizëm. Çfarë vlere ka ky raport. A përballohen regjimet diktatoriale me raporte e rezoluta. Ne kemi një dualitet, kemi disa raporte teknicienësh, nga ana tjetër kemi Macron, Meloni, që thonë vëllai jonë Rama, mirë është e s’na prish punë.