Thethi ose urrejtja e Ramës ndaj Veriut, gegëve..
Nga Basir Çollaku
(KM si ndërtim pa leje në Veri)
Sepse thoshte mençurisht një artist i madh dikur ..Shqipëria e Mesme është një shpikje e komunistëve për të zvogëluar veriun..
Pasi ka masakruar të quajturat teorikisht zgjedhje 11 majin, pasi po boshatis Shqipërinë nga Shqiptarët, tani nën efektet e vapës dhe sekëlldive të DIA-DEA ka dalë të lërojë karriket nga rruga. Është rëndë. Eshtë për mjekim të detyruar
Sajoi në Gjipe 224 mijë metër tokë mbiemër vëllazëror, solli dynja arkitektësh të ndërtoj në një pronë që duhet hetuar. Në pikun e mundshëm të turistëve nëpër bjeshkë kur të huajt mysafirë ndihen mirë, vjen ai armiku i popullit KM zaptues i të quajturit popull. Dhe urrejtja e Ramës nxjerr krye. Bashkë me të pandehurin Beci kërkojnë demek të shembin shtëpi pa leje në troje mijëvjeçare në Theth.
ka mashtruar banorët gënjyer në fushatë barbarisht. Dhe ata fajtor në vetëvrasje besuan me kode burrash. E kujt i besuan?! Dha ai rrafshoi kursimet familjare të një jete. Dhe zeqinetë socialiste të veriut u ngazëllyen. Ndaj atij që nuk ka fundshpinë të shkojë te hotelet e trafikantëve të kokainës. Nuk ka të ndenjura të shkojë te investimet strategjike të drogës miratuar prej tij. Nuk prek dot një tullë të çunave të Dubait e Londrës sky-enchrove.. Shikoni investimet në veri kur ndahet buxheti. Poshtëruese në raport me pasurinë e prodhuar nga këta treva në energji miniera bujqësi. Shikoni trarët e urrejtjes. Në VERI
Rastësi?!?!
E vuri në Rrugën e Kombit. E vuri në Thumanë Kashar. Aty nëpër duar gati e ka edhe në Rrugën e Arbërit. Ai e urren veriun më shumë ndoshta se Vuçiç. Fatkeqësisht. Nuk ka antishqiptar më vrasës për shqiptarët. Fundja shikoni qeverinë ekzekutive dhe të drejtësisë. Raporti 95 me 5 përqind. Shikoni vettingun, ndëshkimet krahinore, KLP e KLGj, ILD, KPA, KPK, Kudo diskriminim. E kjo jo nga padijenia. As rastësisht. Kjo është urrejtje dhe shkombëtarizim. Mos u mundoni të thoni se duhet heshtur sepse i fryjmëmpërçarjes kombëtare!! Jo jo. Përçarja bëhet me vepra siç e bën Rama dhe jo me fjalë diç konstatojmë ne veprimet e tij. E për fat të keq në veri ka ngrënë përshesh vetëm me horrat e krimit e të drogës.
Thjesht duke i përdorur kundër opozitës në plaçkitje elektorale. Sepse ai është i sëmurë kundër Veriut. E mos fyejmë gjeografinë. Veriu nis në Shkumbin e mbaron në Nish. Dhe për Kosovën kjo është një nga arsyet e urrejtjes. Duke mos harruar vuçizimin e Ramës. Këtë po bën Rama. Mos e mbroni. Kjo nuk është vepër e Jugut. Jo. Ata janë vëllazëri e gjak me çdo shqiptar. Pa kufi. Pa trarë. Pa diskriminim në përfaqësim e pasuri. Ata pjesa e familjes sonë të madhe prej gjaku, Jugu, duhet të ngrihen kundër Ramës në këtë genocid krahinor. Ramën e çmend Lega Nord..
Ndoshta është domosdoshmëri ndaj një të lajthituri..Ndoshta…Që Thethi mos bëhet ligj..