A mund të marrë opozita pjesë në zgjedhjet anti kushtetuese të Tiranës ?
Kur cënohej imuninteti i Berishes, pa ia hequr atë nga parlamenti deviza e PD ishte: më mirë burg se shkelje e kushtetutës. Po sot a mund të garojë në zgjedhje të paligjshme
Sipas të gjithë juristëve dhe njohësve të ligjit dekreti i kësaj të mërkure nga presidenti i republikës është hapur antikushtetues, pasi sipas nenit 115 të ligjit themeltar të shtetit, ankimimi i Erion Veliajt në gjykatën Kushtetuese nuk lejonte shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme për bashkinë e Tiranës.
Pra kreu i shtetit kishte dy altenraniva: ose të priste ashtu siç thotë qeveria dhe e mbeshtet ai: që kjo është një lëndë për Gjykatën administrative, ose të priste vendimin e kushtetueses. Pikërisht ky qëndrim është mbajtu sot edhe nga kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi. “Presidenti i Republikës ka kryer një puç kushtetues sepse ka rrënuar edhe autoritetin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe themelet mbi të cilat ndërtohet shteti i së drejtës”, ka reaguar ai duke shtuar: “Zgjedhjet e pjesëshme në Bashkinë Tiranë janë futur në një ngërç kushtetues për shkak të aktit të sotëm të Presidentit të Republikës. Juridiksionin e shqyrtimit të ankimit ndaj VKM-së së shkarkimit nuk e cakton Edi Rama në relacion, por Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Një mandat kushtetues nuk mund të ndërpritet veçse për shkaqet e parashikuara shprehimisht në Kushtetutë dhe kjo i nënshtrohet kontrollit kushtetues”. Por ai që bardhi e quan “Ngërç kushtetuese” është shumë më tepër sesa kaq dhe pikërisht për këtë, përpara PD, por edhe çdo opozitari shtrohet pyetja: A mund të marrin pjesë në një proces anti kushtetues.
Kush e ka kujtesën të gjatë e mban men se kur nga SPAK-u kërkohej kufizimi i imunitetit të Berishës, pa iu hequr më parë mandati nga kuvendi, lideri i opozitës ngrititi justifikimin se për të mos lejuar një shkelje të kushtetutës ai ishte i gatshëm të shkonte edhe në burg. Kështu ndodhi vërtet, Berisha u izolua për një vit. Po sot ngrihet pyetja, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e kushtetutës, dinjiteti i Berishës mos vlen më shumë se ai i mbi 200 mijë zgjedhësve të Tiranës?
Natyrisht që kjo nëpërkëmbje ligjit themeltar të shtetit që do ta kishin zili edhe regjimet më antidemokratike nuk është pika e vetm që opozit ta shihet me skepticizëm pjesmarrjen në këtë garë me mandat më pak se dy vjeçar dhe ky zgjidhet vetëm kryebashkiaku e dhe kjo këshilltarët. Ajo ende nuk ka mbylluar denoncimin e asaj që e quan farsa zgjedhore. Ajo nuk ka marrë në duar raportin përfundimtar të OSBE-ODHIR-it, prej të cilit mund të kërkonte korrigjimin e shumë rreguallave të lojës. Atëhere pse duhet të nxitonte për tu futur si cjapi tek kasapi në një lojë që që tani ka nisur me shkelje?
Për më tepër opozita nga ana politike e di se zgjedhjet e pjesshme shkojnë gjithnjë në favor të pushtetit. Atëherë kur Rama dhe begaj ia kanë dhënë alibin, ajo pse duhet të mos e shfryrtëzojë?
Por përtej kësaj qasjeje pragmatike, problemi është ligjor dhe moral: A mund të vazhdojë ajo të luajt rolin e fasadës së një regjimi që do të shitet si demokratik, duke marrë pjesë në zgjedhje antikushtetuese?
Kjo është dilema që shtrohet para PD-së nëse nuk do të konsiderohet si patericë e një sistemi ku është vrarë shteti ligjor. Nëse e ka shpallur tabu bojkotin e zgjedhjeve PD-ja mund të marrë pjesë në ato të Tepelenës. Beratit, Burrelit, Cërrikut dhe Tepelënës ku gjithashtu do të masakrohet. Por ama një gjë e ka vetë në dorë. Ti thotë jo antikushtetueshmërisë së Tiranës.
©Lapsi.al
Sipas të gjithë juristëve dhe njohësve të ligjit dekreti i kësaj të mërkure nga presidenti i republikës është hapur antikushtetues, pasi sipas nenit 115 të ligjit themeltar të shtetit, ankimimi i Erion Veliajt në gjykatën Kushtetuese nuk lejonte shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme për bashkinë e Tiranës.










