Bushati: Vrasja e një gjyqtari, vula e dështimit të reformës në drejtësi

Bushati: Vrasja e një gjyqtari, vula e dështimit të reformës në drejtësi

Gazetari Andi Bushati , i ftuar në emisionin ‘Çim Peka Live’, në Syri TV, foli ashpër pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, duke e cilësuar këtë ngjarje si momentin që i vë ‘vulën’ dështimit të reformës në drejtësi. Sipas tij, 10 vite reformë nuk arritën të krijojnë besim publik, por vetëm dyshime, pasiguri dhe perceptimin se drejtësia blihet. Ai thekson se, edhe pas largimit të Edi Ramës, dëmet e kësaj reforme të dështuar do të ndihen për dekada.

Andi Bushati: Ne kemi 10 vjet këtu që flasim për reformën në drejtësi, drejtësia amerikane-evropiane, ishte histori suksesi apo ishte një dështim lapidar.

Në qoftë se do të kishte një datë gur themeli që do ta quanim të vdekur reformën në drejtësi, është pikërisht kjo: dita kur një gjyqtar vritet duke lexuar vendimin

Dhe pse e them këtë… Sepse mbështeten vetëm tek një themel, tek besimi i publikut tek drejtësia. Tani, ai njeriu që ka marrë armën, nuk e di…ndoshta ai vendimi që do jepej kundër apo të ishte më i drejti i mundshmi, por në kokën e çdo qytetari shqiptar është ai mendimi: ky gjyqtari ka marrë lekë nga pala tjetër! Ore ky gjyqtar ma ka me hile! Sepse nga këto 10 vjet ne nuk kemi arritur të krijojmë iluzionin të besimit të publikut tek drejtësia.

Sot, një njeri kur shkon në gjyq thotë: Sa para kam për ta blerë…dhe nuk mendon nëse ka apo jo të drejtë. Dhe kur ndihet i pafuqishëm për të ndikuar mbi gjyqtarin, atëherë ose merr armën ose shkon në shtëpi si fatkeq. Por në këtë kuptim nuk është zgjidhje politike e momentit. Është një proces që si me Sorecën dhe me Yuri Kim dhe me këta ‘bandillat’ tanë, që kemi krijuar këtë katastrofë. Pra, nuk është puna se sot u vra një gjyqtar. Sot ka marrë vulën që publiku thotë që drejtësia shitet e blihet.

Edhe sikur Edi Rama të largohet sot, dëmi që kanë bërë këto 10 vjet me këtë pseudo reformën në drejtësi, do ketë efekte dhe vrasje edhe në 50 vitet e ardhshme

Share it :