Rama refuzon propozimin e Vali Bizhgës për shefen e Spiropalit

Rama refuzon propozimin e Vali Bizhgës për shefen e Spiropalit

Emri i përfolur disa ditë më parë si zëvëndësuesja e Vali Bizhgës në krye të kabinetit të Edi Ramës, ka marrë drejtim tjetër.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Lapsi.al mëson se Vilma Premti është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Nuk dihen ende arsyet e ndryshimit të beftë, por në korridoret e Kryeministrisë përflitet për një refuzim që Edi Rama i bëri propozimit të Vali Bizhgës për t’i lënë Vilma Premtin në pozicionin e shefes së kabinetit.

Megjithatë për ta shpërblyer Vilmën, mendoi shefja e saj e dikurshme, Elisa Spiropali, e cila e propozoi në qeveri për postin e zëvendësministres për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Kujtojmë që më herët Vilma Premti ishte shefe kabineti e Elisa Spiropalit. Më pas shërbeu si shefe kabineti e Holta Zaçajt, kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

E tani duket se po rikthehet sërish në oborrin e Elisa Spiropalit te Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Dhe siç thonë burimet për Lapsi.al, Vali Bizhga vijon të jetë ende drejtoreshë kabineti e Edi Ramës. ©LAPSI.al

Share it :