Shqyrtimi gjyqësor në Gjykatën e Lartë u bë në Dhomë Këshillimi, mbi bazën e dokumenteve pa praninë e palëve. Më herët, Shkalla e Parë dhe Apeli i Posaçëm në vendimet përkatëse për të mos i dhënë liri Ilir Metës kanë arsyetuar se pozita e tij aktuale procedurale, i pandehur, justifikon qëndrimin e tij në qeli dhe në liri, për shkak të pushtetit dhe pozicioneve shtetërore dhe politike mund të ndikojë tek dëshmitarët.
Nga tetori i vitit të shkuar, Ilir Meta, nuk ka ndalur përpjekjet për zbutje të masës së sigurisë, por pa pasur sukses. Vetëm Gjykata e Lartë përveç së enjtes ka refuzuar rekurset e tij mbi masën edhe në shkurt dhe korrik 2025.
Dosja penale ndaj tij dhe të bashkëpandehurve, ku Meta akuzohet për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme.
Nuk ka surpriza/ Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Ilir Metës
Gjykata e Lartë, në bazë të Nenit 246/6 dhe 260 i K.Pr.Penale, vendosi mospranimin e rekursit të kërkuesit/të pandehurit Ilir Metaj, kundër vendimit nr. 165 (87-2025-253), datë 17.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar’, thuhet në njoftim.









