Ramën dhe Maduron, CIA i arreston njëlloj

Ramën dhe Maduron, CIA i arreston njëlloj

Nga Basir Çollaku

“Lufta kundër korrupsionit është si pastrimi i një shkalle, duhet gjithmonë të fillosh nga lart..” thotë themeluesi më pas kryeministër i Singaporit Lee Kuan Yew. Ngjashëm është beteja me krimin e organizuar dhe trafikun e drogës. Në Shqipëri, lufta e madhe, tani edhe ndërkombëtare, është kundër narkoqeverisë, kundër narco-Ramës. Në skenë aktorët më të fortë janë amerikanët. Dosja e tyre e madhe ndaj karteleve shqiptare dhe fijeve të shumta të pushtetit brenda tyre është qepur siç ata dinë. Jo vetëm DEA, prej tre vitesh me zyrë në Tiranë, por FBI apo shërbimi inteligjent amerikan, janë ekipe të përbashkëta në këto hetime të shumta, ku agjencitë shqiptare të zbatimit të ligjit, janë shkundur nga dremitja. Kartelet e drogës janë shpallur nga administrata e re amerikane organizata terroriste. Nicolas Maduro, është shenjestra më e shtrenjtë aktualisht. Drejtësia ka ofruar 50 milionë dollarë shpërblim për informacionet që çojnë në arrestimin e tij, me akuza për trafikun e drogës. DEA, FBI por edhe ushtria ishin forcat e angazhuara intensivisht në betejën antitrafik ndaj kreut të Venezuelës.

Tani është edhe CIA. Presidenti, Donald Trump, tha se ka autorizuar Agjencinë Qendrore të Inteligjencës, për të kryer operacione të fshehta në Venezuelë. Grupet shqiptare të krimit të organizuar, janë kthyer në një fuqi e madhe narkotike, duke marrë terren në Amerikën Latine, në Ekuador, Kolumbi, Venezuelë, Meksikë, Brazil, ku u shfaq Ervin mata në kërkim, për furnizimet më tonelata kokainë e shpërndarjen nëpër Evropë. Ky fakt është bërë pjesë raportesh e debate edhe në kongresin amerikan. Në OKB ne sesionin e 80 vjetorit, ministrja e jashtme e Ekuadorit, Gabriela Sommerfeld, debatoi publikisht për rrezikin e mafias shqiptare në luftën kundër narkoterrorizmit. Mediat më të mëdha amerikane e cilësojnë Edi Ramën një konkurent të Maduros dhe Noriegës, ndërtues të qeverive dhe ekonomive nën pushtet e funksion të trafikut të drogës. Ndaj dalja e CIA në aksion global kundër organizatave terroriste të drogës, nuk ka lënë jashtë harte Tiranën, ku janë shumë dosje, shumë çështje, e shumë miliarda nga kokaina. Rama po sajon kaos të brendshëm për të shmangur këtë telash të panegociueshëm. Përfshirja radikale e Ramës në “klanin soros” është një problem i shtuar. Barcoleta më të huajt, diplomatë të korruptuar. Komisionerë e ambasadorë nga BE, europarlamentarë, përfitues ekonomikë me tendera e pasuri në Shqipëri.

Lobingje të shumëpaguara por të pasukseshme.Mitingje nacionalizmi, e të tjera marrëzira. Në një depression rrugëdaljeje përfshiu presidentin Begaj me një dekret emergjent për zgjedhje vendore, pavarësisht vonesës komike të zbulimit e shpejtësisëë dramatike të vendimit. Sheqerliut i dolën më pas dypunësime personale. Mësimdhënie fantazmë e paguar. Më tej një flagrancë hajvane e pahasur ndonjëherë, me favore familjare ekonomike, si kthesë qoke për tendera. Vijoi kreu i shtetit duke hyrë në një debat idiot me Gjykatën Kushtetuese. Me një letër kanosëse të Ramës për gjykatën, por me firmën e Begajt. Opozita, PD, natyrisht bëri denoncime e kërkesa me vend ndaj rastit “Begaj” Madje e drejtë të kërkojë largimin me shkarkim të tij, e ndjekjen openale për ligjshkeljet. Por ajo duhet të mos ndjekë një krizë lokale duke zhvendosur atë kombëtare. Në një bisedë me Mao ce Dunin këshilltari ikonë i pesë presidentëve amerikanë, në përpjekje për të krijuar një klimë të mirë takimi mes palëve i thotë Maos se ne kemi menduar të gjejmë dakortësi edhe për çështjen e Taivanit …Ndërkohë shefi i Pekinit duke qeshur i kthehet..Henri, Taivani është problem i vogël, bota është problem i madh.

Kështu edhe Begaj është problem i vogël, narko-Rama është problem i madh. PD lideri i saj premtoi se do të bëjë një padi për narkoqeverinë në Strukturën e Posaçme. Për lidhjet me krimin e organizuar. Ky duhet të jetë binari thelbësor ku PD qëndron fort. Këtu SHBA ka përqëndruar energji maksimale të institucioneve antikrim. SPAK është orientuar nga Ambasada dhe Byroja kundër Narkotikëve me takimet e Dumanit të bëra publike dhe jo, se kryefjalë e bashkëpunimit mes palëve, është lufta ndaj karteleve të drogës, cënues të sigurisë kombëtare të dy vendeve. Rama dhe vartësit e tij obortarë në dosje, janë në hetime kombëtare dhe ndërkombëtare. Drejtuesi prokurorisë Speciale njoftoi se për çështjen Charles McGonigal, janë bërë shumë veprime hetimore në vend. Dhe aty janë të denoncuar, Rama, Veliaj, Gjiknuri, Balla, Duçka, por nuk mungojnë takimet për tu hetuar të ish ministrave të drejtësisë, Xhafaj e Gjoni. Anijet bangladeshase të energjisë ku del emri ambasadores Yuri Kim, sërish kërkon hetim ndëkombëtar se zgjatimet shkojnë në Turqi dhe Iran. Ashtu si Porti i Durrësit, Aeroporti i Vlorës, investimet strategjike. Sepse numri ngjarjeve është tej hamendësimit.

Ndrangheta e Sinaloa janë lidhje të provuara dhe me emra. Xibraka, e Shqiponja e zezë, janë sërish me emra të mëdhenj pushteti e politike. Grupet e strukturuara të Durrësit, Elbasanit, Shkodrës, Tiranës, Fierit, Vlorës, e mjaft të tjerë, kanë një shteg për të pastruar paratë e trafikut të kokainës. Qeverinë dhe kryeministrin. Dhe janë miliarda euro..A ka më tepër Maduro se Rama gjithëkontrollues i çdo pushteti të ligjshëm e të paligjshëm??!! Dikush po flet. Dikush tjetër po pyetet. Ndaj CIA e ka këtë pasagjer në mjetin e krehjes antidrogë.. Ata mund të arrestohen njëlloj. Fundja në një taksi prangash me Maduron, Rama bëhet ofertë, paguaj për një e arresto dy..

Share it :