Ndërron jetë analisti dhe gazetari i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajski

Ndërron jetë analisti dhe gazetari i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajski

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare analisti dhe eksperti i çështjeve ndërkombëtare, Janusz Bugajaski. Bugajski njihej si një analist i çëshjeve ndërkombëtare dhe veçanërisht atyre shqiptare prej më shumë se tre dekadash. Shpesh ai publikonte opinione, analiza dhe komente mbi çështje të ndryshme.

Janusz Bugajski lindi më 23 shtator 1954, në Nantwich, Cheshire, në Angli. Emigroi në SHBA në vitin 1986. Ai shërbeu si prezantues i emisioneve televizive “Bugajski Hour” që transmetohen në Ballkan. Më parë, mbajti pozicionin e bashkëpunëtorit të lartë në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane (CEPA) në Uashington, dhe shërbeu si drejtor i Programit të Demokracisë së Re Evropiane në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS).

Bugajski ka shërbyer edhe si konsulent për çështjet e Evropës Lindore për organizata dhe agjenci të ndryshme qeveritare amerikane, duke përfshirë Agjencinë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Departamentin e Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), Institutin e Sindikatave të Lira ( AFL-CIO ), Bordin Ndërkombëtar të Kërkimit dhe Shkëmbimeve (IREX) dhe televizionin BBC në Londër.

Share it :