Euro prek fundin, pëson një tjetër rënie drastike në raport me Lekun

Euro prek fundin, pëson një tjetër rënie drastike në raport me Lekun

Euro ka pësuar rënie të mëtejshme në kursin e këmbimit me Lekun ditën e martë, duke prekur një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të këmbimit, të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye sot me 96.6 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë.

Kursi i këmbimit vazhdon të jetë në rënie edhe me bazë vjetore, me 2.2% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar

Agjentët e këmbimit valutor shprehen se tregu vazhdon të karakterizohet nga një ofertë e lartë e Euros, ndërsa kërkesa për blerje është e dobët.

Kjo ka sjellë rënie të mëtejshme të nivelit të kursit dhe sidomos të çmimit në shitje të ofruar nga bankat.

Share it :