Kanë kaluar afatet e paraburgimit”/ Lefter Koka drejt lirimit nga qelia
Ish-ministri i Mjedisit Lefer Koka ka depozituar një kërkesë në GJKKO për lirim të menjëhershëm dhe shuarje mase sigurie duke pretenduar se ka kaluar afati 3 vjeçar i paraburgimit për inceneratorin e Fierit.
Për këtë kërkesë të mbrojtësve të Kokës bazuar në nenin 263 pika 6/C e kodit të procedurës penale, GJKKO ka shtyrë vendimarrjen me 24 tetor
Në korrik të këtij viti ka fituar të drejtën e lirimit me kusht nga gjykata e Durrësit për inceneratorin e Elbasanit ku u dënua me 6 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar.
Nënvendimin e gjyqtarit të Durrësit Xhevdet Lika thuhet se për pjesën e mbetur të dënimit Koka duhet të mbajë kontakte me shërbimin e provës dhe tënmos kryejë vepra të tjera penale.
Por Koka është dënuar edhe për dy dosjet e tjera të inceneratorëve, Fierin e cila është kthyer për rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Apelit nga Gjykata e Lartë dhe inceneratorin e Tiranës i cili nuk ka marrë formë të prerë.
Për Fierin në Shkallën e Parë të GJKKO Lefter Koka është dënuar me 6.8 vite burg ndërsa për Tiranën me 2 vite burg me gjykim të shkurtuar.
Për inceneratorin e Tiranës, ish-ministri pretendon se e ka ezauruar dënimin, me kohën e qëndrimit në paraburgim referuar edhe nenit 261 të Kodit të Procedures penale pika 1/C, qënparashikon shuarjen e masës së sigurisë.








