Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Bota foli për 11 Majin, tani është radha jonë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka reaguar pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 11 Majit, duke theksuar se raporti ndërkombëtar ka vërtetuar shqetësimet e opozitës për shkeljet e rënda zgjedhore.

Ai theksoi se bota ka folur, duke dënuar procesin zgjedhor dhe tani është radha e qytetarëve dhe institucioneve shqiptare të reagojnë dhe të kërkojnë drejtësi.

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Gjoni denoncoi përdorimin e resurseve shtetërore nga partia në pushtet për të manipuluar zgjedhjet dhe e cilësoi këtë një “farsë zgjedhore” që e ka shkatërruar besimin e qytetarëve në procesin demokratik.

Deputeti i PD kërkoi një reagim të menjëhershëm dhe tha se është koha për të rikthyer lirinë dhe barazinë zgjedhore në Shqipëri.

Shkrimi i plotë:

Vetëm me një shikim të shpejte dhe nisur nga konstatimet e terminologjia e përdorur, e kupton se raporti final i OSBE-ODIHR, nuk i njeh si zgjedhje ato të 11 Majit.
Ndoshta, trupa nderkombetare që është institucioni që cerfitikon zgjedhjet, s’mund ta quaje qeverine regjim, por konkluzionet e tyre, vizatojnë portretin e një regjimi që nuk lejon zgjedhje të lira e të ndershme.
Raporti final i 11 Majit, flet për;
-Frikesim të zgjedhesve
-Kercenim të opozitarëve
-Perdorim të aseteve publike
-Patronazhistet të papranueshem
-Parregullsi masive me votat e emigrantëve
-Cenim të fshehtësise së votes
-Prezencë të elementëve kriminale
-Shqetesim blerja e votës
-Media totalisht ne sherbim të qeverisë
-Perdorim i postit publik
-Garë e pabarabartë

Keto dhe shume konstatime të tjera janë në raportin e sapopublikuar. Vetem regjimet bejne farsa të tilla elektorale. Ky raport nuk i njeh ne thelb këto zgjedhje e këtë mazhorancë. Ky raport është konfirmim i qendrimeve dhe denoncimeve të Opozitës. Ky raport është rruga, guri i themelit për një shkundje, për njē zgjim të shoqerisë. Edi Rama asnjëherë më parë nuk ka qene i ekspozuar me fytyren e vertetë sa në këtë rast. Demokratet të paret duhet te ngrihen në këmbë e të mos e lejojnë një produkt të njē maskarade elektorale. Këtë s’mund t’ua kerkojmë as ta presim të na vijë nga nderkombetaret. Ata e bene të tyren me Raportin Final për 11 Majin.#GG#.

Share it :