Doping politik’ në zgjedhjet e 11 Maji-t, Meta: Raporti nxorri në pah abuzimin me pushtetin

Doping politik’ në zgjedhjet e 11 Maji-t, Meta: Raporti nxorri në pah abuzimin me pushtetin

Presidenti i Partisë së Lirisë ka reaguar lidhur me raportin e fundit të OSBE-ODIHR, i cili ka konfirmuar shqetësimet e vazhdueshme për zgjedhjet e 11 Majit. Sipas raportit, këto zgjedhje nuk ishin as të lira, as të barabarta, dhe as të fshehta, duke theksuar se procesi i votimit u karakterizua nga manipulime dhe shkelje të shumta të standardeve ndërkombëtare.

Në postimin e tij në Facebook, Presidenti i PL-së ka akuzuar qeverinë dhe institucionet për abuzim me pushtetin dhe për përdorimin e “dopingut politik”, duke tejkaluar çdo kufi etik dhe ligjor në përpjekjen për të garantuar fitoren.

Meta theksoi se përdorimi i parave të taksapaguesve dhe resurset shtetërore për përfitime politike është një krim i paprecedentë ndaj demokracisë dhe lirisë së qytetarëve.

Raporti i OSBE-ODIHR shënon një tjetër kapitull të errët për procesin zgjedhor në Shqipëri, ku nuk ka pasur asnjë mundësi për konkurrencë të drejtë dhe të ndershme.

Ndër të tjera, Presidenti i PL theksoi se ky nuk është vetëm një problem i opozitës, por i gjithë shoqërisë, që po përballet me një sistem politik të deformuar, ku vullneti i popullit është shkelur dhe pasurimi i disa individëve ka kaluar çdo kufi të pranueshëm.

Postimi i plotë:
Raporti i OSBE-ODIHR konstaton se zgjedhjet e 11 Majit nuk ishin AS TË LIRA, AS TË BARBARTA, AS TË FSHEHTA.

“Fituesi” e tejkaloi çdo kufi me përdorimin e shfrenuar të “dopingut”.

Share it :