Manastirliu në qendër të akuzave për fshehjen e abuzimeve/ Gazetari: ‘Emaili që ekspozon skandalin në QSUT

Manastirliu në qendër të akuzave për fshehjen e abuzimeve/ Gazetari: ‘Emaili që ekspozon skandalin në QSUT

Gazetari Osman Stafa, në një postim në rrjete sociale, ka denoncuar një skandal të rëndë në sistemin shëndetësor, që daton në vitin 2017, periudhë kur Ogerta Manastirliu mbante detyrën e Drejtoreshës së QSUT-së, pak para se të bëhej Ministre e Shëndetësisë. Sipas dokumenteve të publikuara, një mjeke e Shërbimit të Anatomisë Patologjike, Aida Dragoshi Decaj, i ka dërguar një email zyrtar Manastirliut, ku denonconte me akuza të rënda dhe kriminale ish-drejtoreshën e shërbimit, Majlinda Buba Ikonomi.

Stafa ngre disa pyetje thelbësore që rëndojnë mbi ish-drejtoreshën e QSUT-së dhe Ministrinë e Shëndetësisë: A ndërmorën hetim institucional për akuzat? A u ngrit një grup pune për të verifikuar shkeljet në sektorin e biopsive, një prej shërbimeve më jetike për pacientët me dyshime për kancer?

Gazetari thekson se heshtja e Manastirliut dhe mungesa e çdo veprimi ndaj këtij denoncimi ngre dyshime serioze për fshehjen e abuzimeve, duke e lidhur këtë rast me dështimin më të gjerë të qeverisë në garantimin e integritetit dhe sigurisë në shëndetësi.

Postimi:

2017!
Ogerta Manastirliu, në datën që thotë emaili, ka qënë Drejtoreshë e QSUT-së. Pak para se të bëhej Ministre e Shëndetësisë.
Një mjeke e Anatomi Patologjisë Aida Dragoshi Decaj (sot nuk punon më aty) i dërgon një email me akuza shumë të rënda për Majlinda Buba Ikonomi, drejtoreshës së kohës, Ogerta Manastirliut.
Pyetje: A ka ndërmarrë aso kohe Ogerta Manastriliu, apo drejtori pasardhës i Qsut-së, Enkel Joti, hetim për këto akuza të forta që janë bërë ndaj Majlinda Buba Ikonomi?
A është ngritur një grup pune, për të vërtetuar ose jo, këto pretendime të një mjekeje që punonte në atë shërbim?
Në këtë shërbim bëhen biopsitë, aq të rëndësishme për pacientët e dyshuar për kancer.
Deklarimet e kesaj mjekeje janë shumë të rënda dhe kriminale. Prandaj e përsëris, a ka pasur hetime nga drejtoria e QSUT-së, apo Ministria e Shëndetësisë në këtë drejtim?

Share it :