Tjeter blerje/ Ish-kryetarja e PD Sarandë emërohet nënkryetare bashkie

Tjeter blerje/ Ish-kryetarja e PD Sarandë emërohet nënkryetare bashkie

Socialistët vijojnë pazaret me eksponentë të PD-së. Pas emërimit të ish-deputetes së PD në krye të spitalit të Elbasanit, sot është zyrtarizuar një tjetër lëvizje në jug.

Manjola Nikollo, ish-kryetarja e Partisë Demokratike në Sarandë është emëruar si nënkryetare e bashkisë së qytetit bregdetar

Raportohet se emërimi i saj ka ndodhur ditën e djeshme.

Emërimi i saj vjen në vazhdën e kalimeve të disa përfaqësuesve nga radhët e demokratëve drejt atyre të Partisë Socialiste.

Në mbledhjen e Asamblesë së PS-së, Rama e kishte lënë porosi që të hapej partia drejt opozitarëve. Më shumë sesa për vota, Ramës i intereson të cimentohet ideja se këtu opozitarizmi është vrarë.

Share it :