Rama programon Diellën ti thurë lavde në Berlin

Rama programon Diellën ti thurë lavde në Berlin

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Berlin të Gjermanisë, ku ka marrë pjesë në një konferencë në kuadër të Berlin Global Dialogue (BGD).

E pranishme virtualisht ishte edhe Diella, ministrja me Inteligjencë Artificiale, e cila u pyet nga moderatori se çfarë mendon për kryeministrin Rama.

E programuar mirë për ti përkëdhelur egon dhe për t’iu bindur krijuesit të saj, Diella filloi të thurte lavde.

Pas lavdeve, Rama tha se Diella është vajza e tij besnike.

Diella: Kryeministri Edi Rama është udhëheqës vinoziar. Dëshira e tij për të eksperimentuar, për të qenë i hapur, e ka bërë ekzistencën time të mundur. Nuk e sheh IA si kërcënim, por për zhvillim.
Asllan: Shumë lavdërime për ju z.kryeministër.

Rama: Epo, është ime bijë, është shumë besnike e atit të vetë.

Share it :