Bardhi: Balluku ka sajuar një vizitë në Bullgari që të mos shkojë të hënën në SPAK
Kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi thotë se zëvendëskryeministrja Belinda Balluku nuk do të shkojë të hënën në SPAK pasi ka sajuar një vizitë në Bullgari.
“Ashtu siç paralajmërova, për të mos shkuar të hënën në SPAK, ku duhet të njihet me akuzën penale për vetëm një nga shumë vjedhje të saj, Belinda Balluku raportohet se ka sajuar një vizitë në Bullgari. Atje me siguri do të mbajë një “masterclass” për përvojën e saj të pasur me tenderat:
– Si të zhdukësh 50 milion € si në tunelin e Llogarasë;
– Si të vjedhësh 180 milion € në shit-blerje energjie;
– Si të vjedhësh 5 milion € në një digë hidrocentrali, si në rastin e Zadejës; dhe
– Si të avullosh 80 milion € me anije termocentral, që s’u vunë kurrë në punë” – ironizon Bardhi.
Belinda Balluku mund ta shtyjë edhe pak me akrobacitë nëpër trena dhe avionë, por stacioni i saj fundor do të jetë vetëm një: burgu i grave në Pojskë. Dhe përpara se të mbërrijë stacionin final, herët a vonë, një ndalesë do ta bëjë së shpejti patjetër në SPAK!” – shkruan kreu i grupit parlamentar të PD-së.
SPAK i komunikoi Ballukut që të paraqitej me një avokat të hënën, me gjasë për t’i komunikuar se është zyrtarish një person nën hetim. Nuk dihet nëse dhe kur Balluku do të paraqitet në Prokurorinë e Posaçme









