Beleri në Parlamentin Europian: Në 11 maj paratë e shtetit u përdorën për të blerë vota
Eurodeputeti Fredi Beleri, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asocimit BE–Shqipëri, ka ngritur shqetësime të forta për procesin zgjedhor në Shqipëri, duke akuzuar qeverinë për përdorim të fondeve publike në blerjen e votave.
Beleri tha se raporti i OSBE/ODIHR dhe qëndrimet e Parlamentit Europian kanë faktuar këtë fenomen në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se një vend që përballet me këto probleme nuk mund të jetë ende i gatshëm për anëtarësim në Bashkimin Europian
Nuk kam shumë për të thënë, desha vetëm të thoja që jam i kënaqur që jam këtu dhe se dua të kontribuoj me gjithçka që mundem. Ëndrra që Shqipëria të bëhet anëtare e BE, kam jetuar gjysmën e jetës në Shqipëri dhe gjysmën në Greqi. E kuptoj dallimin mes tyre, e di se është e nevojshme që Shqipëria të hyjë në Bashkimin Europian por shumë nga gjërat që janë thënë, nuk pasqyrojnë realitetin e vendit’, – deklaroi eurodeputeti.
Ai shtoi se realiteti i vërtetë është ai që kanë pasqyruar raportet ndërkombëtare mbi zgjedhjet:
‘Realiteti është ajo që ka thënë ODIHR dhe Parlamenti Europian për zgjedhjet në Shqipëri. U tregua se paratë e shtetit u përdorën për blerjen e votave. Një vend nuk mund të jetë i gatshëm të hyjë në BE, reforma duket se është në dështim. Qytetarët e Shqipërisë e ndjejnë që drejtësia nuk jepet në gjykata. Të gjitha këto duhen rregulluar,’ – u shpreh Fredi Beleri









