Krimi jashtë kontrollit’/ Gjoni: Rendi dhe siguria në mëshirë të rastësisë! Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare

Krimi jashtë kontrollit’/ Gjoni: Rendi dhe siguria në mëshirë të rastësisë! Largimi i Ramës, emergjencë kombëtare

Ligjvënësi demokrat, Gjin Gjoni ka reaguar pas ngjarjeve të njëpasnjëshme të rënda që tronditën vendin tonë, këtë të martë, 28 tetor.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Gjoni e cilëson bilancin si tejet të rëndë, duke shtuar se rendi dhe siguria janë në mëshirë të rastësisë, pasi krimi ka dalë jashtë kontrollit.

Sot ishte një ditë tragjike për rendin dhe sigurinë në vend, pasi në harkun kohor të tre orëve u shënuan tre të vrarë, ndërkohë që po sot në Shkodër u regjistrua edhe një atentat me tritol ndaj një zyrtari publik’, shkruan Gjoni.

Sipas deputetit të PD, Edi Rama mbetet përgjegjësi për gjithçka të keqe ndodh në Shqipëri, pasi ishte ai që shkatërroi Policinë e Shtetit.

‘Edi Rama është arkitekti i degradimit të strukturës së Policisë së Shtetit, të cilën e korruptoi me paratë e kanabisit, ndërsa ka shkatërruar edhe sistemin e drejtësisë, që e ka mbushur me “kamikazë”, thuhet në reagimin e Gjonit.

‘Largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike janë emergjencë kombëtare’, përmbyll reagimin, ligjvënësi demokrat.

Statusi

Tre të vrarë, tritol dhe vetëvrasje, krimi del jashtë kontrollit, rendi dhe siguria në mëshirë të rastësisë!

Sot ishte një ditë tragjike për rendin dhe sigurinë në vend, pasi në harkun kohor të tre orëve u shënuan tre të vrarë, ndërkohë që po sot në Shkodër u regjistrua edhe një atentat me tritol ndaj një zyrtari publik.

Në Berat, një turist u vra me thikë në mes të kalasë; në Durrës, djali vrau babain e tij; ndërsa në Tiranë, një punonjës lokali u vra në vendin e punës nga kolegu i tij.

Ndërkohë, në Shkodër, një shtetas i huaj u vra në qeli, ndërsa një zyrtar tatimesh u bë objekt i një atentati me tritol.

Edi Rama është arkitekti i degradimit të strukturës së Policisë së Shtetit, të cilën e korruptoi me paratë e kanabisit, ndërsa ka shkatërruar edhe sistemin e drejtësisë, që e ka mbushur me “kamikazë”.

Largimi i Edi Ramës dhe krijimi i një qeverie teknike janë emergjencë kombëtare.

Share it :