Nga TuneliLlogorase tek udhetimet me charter te Edi Rames/ Berisha: Abuzimet me agjensite e Ballukut mbi 2.2 mld euro

Nga TuneliLlogorase tek udhetimet me charter te Edi Rames/ Berisha: Abuzimet me agjensite e Ballukut mbi 2.2 mld euro
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha hodhi akuza ndaj Belinda Ballukut se ka vjedhur miliona euro me projekte të dyshimta.

Në një konferencë me gazetarët, Berisha tha se vetëm në disa agjenci të drejtuara nga Balluku KLSH ka konstatuar 2.2 miliardë euro të vjedhura.

Po ashtu, kreu i PD-se u shpreh se vetem me nje te rene të lapsit u vodhen 50 milione euro me tunelin e Llogarasë.

“U fol për tunelin e Llogarasë 50 milionë euro me një të rënë të lapsit, e dokumentuar. U fol për aeroportin e Vlorës 140 mln euro, u fol për vjedhjet e tmerrshme, për udhëtimet e Ramës me charter. Prisni, këto nuk janë as 1/5 e parave të vjedhura. Do i merrni vesh nga kjo dyshe Rama-Balluku. Vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe vetëm në disa agjenci të varur nga Lubi Balluku ka konstatuar 2.2 mld euro vjedhje dhe shpërdorime”, tha ndër te tjera Berisha.

Pjese nga deklarata e Berishes

Mbrojta 630 milionë euro që CEZ duhej t’u paguante shqiptarëve me fatura të certifikuara nga kompania ndërkombëtare, dhe që Edi Rama, në vend të arbitrazhit ku e kishim të sigurt fitoren, ndau me ta edhe 100 milionë euro të taksapaguesve shqiptare.

Ata, të quajtur, çfarë t’u them unë atyre, që dalin në media dhe thonë se nuk u fol për qytetarin, po të kujt janë ato para?

U fol për tunelin e Llogarasë, 50 milionë euro me një të rënë të lapsit, e dokumentuar.

U fol për aeroportin e Vlorës, 140 milionë euro.

U fol për vjedhjet e tmerrshme në energji.

Për udhëtimet e Edi Ramës me avion çarter.

Këta zotërinj që pretendojnë se nuk u fol për qytetarin, a nuk janë taksa të qytetarëve këto vjedhje?

Dhe prisni, thashë edhe njëherë, këto nuk janë as një e katërta apo një e pesta e parave të vjedhura.

.Dhe do i merrni vesh nga kjo klikë, nga kjo dyshe Rama-Balluku dhe suita e tyre.

Vetëm Kontrolli i Lartë i Shtetit, dhe vetëm në disa agjenci të varura nga Lubi Balluku, ka konstatuar 2.2 miliard euro vjedhje dhe shpërdorime.

Vetëm në disa agjenci dhe disa afera, sepse KLSH nuk kontroll kurrë të gjitha aktet. Jo, ai ka praktikën e tij. 2.2 miliard euro! Po, absolutisht.

Kur Arben Ahmetaj thoshte se Lubia ka administruar 12 miliardë euro, të tjerët harronin vjedhjen dhe merreshin me miliardin.

Po ja pra. Prisni se do dalin të tjera.

Dhe ky merret me gjërat më të paqena.

Share it :