Publikohet indeksi për sundimin e ligjit, Shqipërinë e parakalon Vietnami komunist dhe Sri Lanka
Publikohet Indeksi për Sundimn e Ligjit, një studim vjetor nga organizata e njohur ndërkombëtare, “World Justice Project” (Projekti për Drejtësinë Botërore).
Edhe këtë vit, të dhënat janë tronditëse.
Shqipëria renditet në vendin e 87, pa ndonjë ndryshim të madh me vitin e kaluar, kur renditej në vendin e 89
Ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 87, Kosova renditet shumë lartë, pikërisht në vendin e 59-të.
Edhe shumë vende të rajonit janë shumë lart në krahasim me Shqipërinë.
Ndërkohë, përpara Shqipërisë janë vende si India, Tunizia, Surinami, Uzbekistani, Nepali, Indonezia dhe Kazakistani. Madje edhe Vietnami komunist është në vendin e 83-të për sundimin e ligjit.
Ky studim që tregon gjendjen e ligjit në mbarë botën është tregues i qartë se reforma në drejtësi në Shqipëri ka dështuar totalisht.
Kjo për shkak se të gjithë treguesit tregojnë se SPAK dhe institucionet e reja të drejtësisë kanë dështuar.
Shqipëria është në vendin e 105 në botë për kufizimet në pushtetin e qeverisë, duke u renditur njësoj si diktaturat më të këqija në botë.
Për sa i përket korrupsionit po ashtu jemi në vendin e 105-të, duke u renditur shumë më keq se të gjitha vendet e Europës dhe në një rang me vendet më të varfra në planet.
Po ashtu, për drejtësinë penale jemi në vendin e 82-të dhe për drejtësinë civile në vendin e 99.
Kujtojmë se kjo organizatë e njohur, e cila e harton studimin rregullisht që nga viti 2015, është themeluar nga dy juristë të njohur amerikanë.
Kufizimet në pushtetin e qeverisë
Viti 2025- Vendi 105
Korrupsioni
Viti 2025- Vendi 105
Qeverisja e hapur
Viti 2025- Vendi 78
Të drejtat themelore
Viti 2025- Vendi 68
Rendi dhe siguri
Viti 2025- Vendi 55
Zbatimi rregullator
Viti 2025- Vendi 111
Drejtësia civile
Viti 2025- Vendi 99
Drejtësia penale
Viti 2025- Vendi 82









