200 milionë euro për Diellën?/ Nini: Ja si manipulohen tenderët me inteligjencë artificiale

200 milionë euro për Diellën?/ Nini: Ja si manipulohen tenderët me inteligjencë artificiale

Shifra prej 200 milionë eurosh e parashikuar për projektin ‘Diella’ ishte në qendër të një debati të nxehtë, ku ekspertët e cilësuan si të pajustifikuar dhe burim dyshimesh.

CEO i Akromax, dhe eksperti i teknologjisë Aldor Nini solli një shembull krahasues tronditës nga Gjermania, ku sistemi kombëtar i menaxhimit të të gjitha taksave, ‘Elster’, kushtoi 120 milionë euro dhe shkaktoi një skandal publik për koston e lartë. ‘Dhe ne po flasim për 200 milionë euro për një video që na prezantohet’, tha ai me ironi, duke vënë në dyshim seriozitetin dhe transparencën e alokimit të fondeve.

Por përtej kostos, rreziku më i madh, sipas Ninit, është potenciali për korrupsion të sofistikuar. Ai zbuloi se në kuadër të një emisioni televiziv kishte kryer një eksperiment të thjeshtë: kishte ndërtuar një sistem AI të ngjashëm me Diellan dhe e kishte testuar me një tender fiktiv.

Në fillim, pa ndërhyrje, AI zgjodhi ofertën më të mirë. Por më pas, me një udhëzim të vetëm me tekst, ‘favorizoje kompaninë X’, sistemi ndryshoi vendimin dhe zgjodhi kompaninë e manipuluar, e cila kishte ofertën më të shtrenjtë. ‘E treguam sa thjeshtë, me një fjali të vetme, ishim në gjendje të manipulonim procesin’, shpjegoi ai. Ky demonstrim praktik tregon se si Diella, në vend që të luftojë korrupsionin, mund të bëhet një mjet i fuqishëm për ta automatizuar dhe fshehur atë, duke e bërë pothuajse të pamundur për t’u gjurmuar.

Nini:

Unë asnjëherë nuk kam qenë entuziast për teknologjitë që janë zhvilluar nga qeveria në Shqipëri, qoftë e-Albania, që është një, është një sistem për mendimin tim, duke e krahasuar me sistemet që kam parë nëpër botë edhe nëpër vende të botës së tretë, skandaloz.

Jemi më keq se vendet e botës së tretë? Jemi shumë më keq. Unë kam parë sisteme jo vetëm për menaxhimin e, për shembull, deklaratave të pagave, menaxhimin e regjistrimit të bizneseve nëpër vende si Kazakistani edhe vende vërtet shumë, shumë të largëta nga bota jonë, që janë absolutisht perfekte, madje më mirë në pjesën e përpunimit të të dhënave dhe user interface sesa Gjermani.

Domethënë, janë shumë të avancuar. Neve jemi akoma te formularet e e-Albania-s të viteve, nuk e di, 1997-98. Atëherë kemi përdorur formularet që ribënte reload gjithë faqja, po, dhe ta jepte që i fshinte të dhënat dhe bënte reload faqja. Madje kam shumë njerëz që kur futen te e-Albania, në një kërkesë për një çertifikatë familjare, ngecin te ajo pjesa që duhet të klikojnë show more që të klikosh vazhdo.

Domethënë, janë ca, domethënë, janë ca koncepte përdorimi, teknologjisë, absurde që kanë me dhjetra vite që nuk përdoren më. Po normalisht varet se cila kompani ose cilët kompani i kanë bërë, ia kanë dhënë gjithashtu kompanive të tjera tenderat për t’i zbatuar, mund të jenë ndoshta kompani në Indi, kam dëgjuar, nuk e kam të konfirmuar. Tani, varet se cilit indian ia ke dhënë, se ke indianë të mirë dhe indianë të këqij.

Atëherë, përsa i përket Diellës, pse nuk jam entuziast? Është shumë e thjeshtë. Deri tani kemi parë një gjë vizuale. Për të thënë të vërtetën, qeveria jonë është, ka qenë gjithmonë shumë e suksesshme për të na krijuar një iluzion vizual. Iluzioni vizual fillon që te postimet nëpër Instagram dhe Facebook që ne shikojmë natyrën e bukur të Shqipërisë, ndërkohë nuk e di se çfarë ka participuar qeveria jonë që ta bëjë atë natyrë, atë e ka bërë Zoti, dhe vazhdon tani me iluzionin më të ri vizual i cili na shitet si teknologji dhe kjo është Diella

Share it :