Çekan mbi kokën e Ramës/ Lala: Lepuri i aferës McGonigal fle në dosjen amerikane! Veliaj ka betejë të gjatë me drejtësinë
Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ‘A Show’ përballë Adi Krastës tha se cështja McGonigal do të qëndrojë si çekan mbi kokën e Ramës edhe kur të lërë qeverinë.
Lala tha se çështja ka ngecur nbë pritje të letërporosive dhe se përmasa e asaj dosje do të kuptohet nga SPAK në momentin që vjen dosja amerikane.
“Çështja McGonigal nuk do të jetë çështje e vdekur në SPAK. Pra një çështje e mbyllur. Mendoj se ajo do të qëndrojë si çekan mbi kokën e kryeministrit edhe kur ta lërë qeverisjen. Do të jetë njollë e barrë shumë e rëndë e kryeministrit sido që të jetë e në çfarëdo kohe.
Çështja ka ngecur në pritje të letërporisve. Nuk mbyllet çështja. Do të paragjykoja çdo prokuror nëse do të mbyllet cështjen McGonigal pa pritur dosjen amerikane. Se aty fle lepuri. Përmasa e asaj dosje do të kuptohet nga SPAK në momentin që vjen dosja amerikane. Nëse një prokuror do ta mbyllte pa e marrë dosjen amerikane unë si gazetare do të thoja se këtu ka dicka dhe këta po mbyllin një aferë shumë të madhe korruptive dhe për shkaqe afatesh po e bëjnë këtë gjë”
Lala u pyet dhe për dosjen e ish kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Adi Krasta: Çfarë ndodh me ish kryetarin e bashkisë Tiranës, Veliaj
Klodiana Lala: Ka nisur ballafaqimi normal i tij me drejtësinë shqiptare. Ndryshe nga Veliaj që akuzonte dhe sulmonte gjithkënd tashmë ka ndryshuar strategji.
A do të diskutohen inceneratorët në raport me të?
Klodiana Lala: Është çështje e hapur. Të premten Veliaj është në Gjykatë Kushtetuese ku kundërshton shkarkimin. Përballja e tij me drejtësinë do të jetë shumë e gjatë.








