Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut!

Berisha: Dënoj me forcë ndërhyrjen brutale të Edi Ramës te prokurori që ka dosjen e Lubi Ballukut!
Kryetari i PD, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat jashtë Kuvendit, akuzoi kryeministrin Edi Rama për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në një çështje hetimore që lidhet me Belinda Ballukun.

Berisha tha se, dënoj me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës pranë prokurorit që ka dosjen e Lubi Ballukut.

“Por unë jam këtu për të dënuar me forcën më të madhe ndërhyrjen brutale të Edi Ramës pranë prokurorit që ka dosjen e Lubi Ballukut.

Telefonatën kërcënuese që i ka bërë atij dhe çdo lloj kërcënimi tjetër që i është bërë një prokurori, i cili i gjetur para dëshmitarëve dhe fakteve të pakundërshtueshme, me shkrim, me film dhe çdo gjë, ka marrë vendimin e duhur…

…Prova, unë u them ju me garanci dhe siguri të plotë që ai është kërcënuar, por Edi Rama këtë nuk e pranon dot, sepse është i regjistruar…

…Altin Dumani është ndoshta një nga kërcënuesit e tij. Altin Dumani është një nga ata që i ka thënë, pak a shumë po e perifrazoj, mendo për kokën tënde.

Por të mos hyj në atë punë. Ai i Altinit është më pak, por kërcënimi i Ramës është shumë më tepër.

Kërcënimi i Ramës është një skandal shumë i madh.

Se e di ti se po thërret zëvendëskryeministren”, tha Berisha.

Share it :