Dekreti për zgjedhjet në Tiranë/ Kushtetuesja rrëzon kërkesën e presidencës
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e presidencës për anulimin e vendimit për pezullimin e dekretit për zgjedhjet në Tiranë.
Trupa gjykuese e Kushtetueses tha se dekreti do të trajtohet në themel të çështjes.
Sipas tyre, për këtë çështje do të vendoset në fund si për çdo element tjetër të padisë.
Çështja e juridiksionit të Gjykatës Kushtetuese për shqyrtimin e dekretit të Presidentit është e lidhur me themelin e mosmarrëveshjes, kërkesa juaj nuk pranohet në këtë fazë të shqyrtimit, por do trajtohet si pjesë e themelit të çështjes”, tha Holta Zaçaj.
Në nisje të seancës, përfaqësuesit ligjorë të Presidencës i kërkuan Gjykatës Kushtetuese që të shpallë moskompetencë për shqyrtimin e dekretit.
“Ne kemi kërkuar të rimerret në shqyrtim çështja e kompetencës suaj për shqyrtimin e dekretit dhe të deklaroni moskompetencë, sepse nuk mund të shqyrtoni një dekret të tillë. Po paraqesim sërish këtë kërkesë që të shpallni moskompetencë për shqyrtimin e dekretit… Anuloni vendimin për përfshirjen e dekretit në lëndën e këtij shqyrtimi, duam hapësirë për argumentet tona”, u shpreh përfaqësuesja ligjore e Presidencës.








