Veliaj mbërrin në Gjykatën Kushtetuese
Ish-kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, do të jetë sot i pranishëm në seancën publike që do të zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese, ku do të shqyrtohet ankimimi i tij ndaj vendimit të qeverisë për shkarkimin nga detyra.
Veliaj u nis nga paraburgimi i Durrësit, dhe mbërriti pas disa minutash në Gjykatën Kushtetuese. Veliaj shoqërohej nga një furgon policie. Në të tilla raste, kur bëhet shoqërimi i zyrtarëve të lartë apo dhe eksponentëve të krimit, policia e Shtetit dhe Drejtoria e Burgjeve, merr masa shtesë








