Veliaj niset drejt paraburgimit pas 7 oresh

Veliaj niset drejt paraburgimit pas 7 oresh

Erion Veliaj niset drejt paraburgimit në Durrës, pas 7 orësh seancë në Gjykatën Kushtetuese ku kundërshton shkarkimin e tij nga detyra.

Në momentin kur ka dalë nga Gjykata Kushtetuese, Velija është pritur nga mbështetësit

Forca kryetar, forca!”, dëgjohen të thonë ata.

Ndërkohë ish- kryebashkiaku është përgjigjur: Ju dua shumë!…

Trupa gjykuese dëgjoi palët e ftuar në seancë, ku përveç Veliajt i pranishëm me avokatët, ishin dhe përfaqësuesit e kryeministrisë dhe të presidencës.

Veliaj mundi të mbante dhe fjalën e tij në seancën, ku kritikoi procedurën e ndjekur për shkarkimin e tij, si dhe arrestin në paraburgim prej më shumë se 9 muajsh pa asnjë akuzë.

Kryetarja e trupit gjykues, Holta ZAçaj në fund tha se Gjykata Kushtetuese do të dalë me një njoftim dhe vendim për shkarkimin e Veliajt brenda afatit ligjor.

Share it :