FOTOLAJM/ Balluku u mor e pandehur nga SPAK, kryeministri Rama e distancon, e vendos ne krahun e kundert te kabinetit
Belinda Balluku tashmë është zyrtarisht e pandehur nga SPAK me akuzën e “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.
Kjo ka bërë që kryeministri Edi Rama ta distancojë zëvendëskryeministren dhe ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Kjo u vu re fare qartë edhe në ceremoninë e lamtumirës së ish kryeministrit Fatos Nano, ku Balluku shihet e vetme, larg jo vetëm grupit parlamentar socialist, por edhe larg ministrave të kabinetit qeveritar, të cilët shfaqen së bashku në krahun e djathtë të Edi Ramës, krah Linda Ramës dhe kryeparlamentarit Niko Peleshi.
Ndërkohë Belinda Balluku është vendosur nga protokolli në krahun e kundërt, shumë larg kryeministrit dhe ministrave të tjerë, mes figurave që janë larguar nga politika apo funksionet publike.
Ajo shfaqet në krah të Ali Ahmetit dhe Holta Zaçajt, kryetares në largim të Gjykatës Kushtetuese.









