Palloshi i gjatë”, Berisha zbulon mesazhet e Balluku ndaj Rames

Palloshi i gjatë”, Berisha zbulon mesazhet e Balluku ndaj Rames

Kryedemokrati, Sali Berisha ka deklaruar se situata brenda PS-së, sipas tij është shkërmoqur pas marrjes së zv/kryeministres Belinda Balluku, të pandehur nga SPAK.

Në mbledhjen e kryesisë së PD, Berisha u shpreh se Balluku është sipas tij hajdutja më e madhe e qeverisë, ndërsa ka zbuluar edhe disa mesazh që sipas tij Balluku ja dërgonte vartësve të saj. Sipas Berishës, në mesazhe Balluku i referohej Ramës me epitetin “Palloshi i gjatë”.

“Zhvillimet brenda tyre janë shkërmoqëse dhe u bënë më dramatike kur Rama mori vesh se Lubia në mesazhet e saj u thoshtë vartësve se këto e ato janë për Palloshin e gjatë. Cfarë gjuhe, por nuk kam ca të bëj, do ta them. Janë në sms dhe email. Lubia nuk i tha vetëm Prençit që unë heq rrobat e gruas dhe vishem si burrë, por ia tha edhe Ramës në zyrë. ‘Nuk jam qurraveci i bashkisë’,- është shprehur Bersisha.

Share it :