Rroftë uniteti SHTET-PARTI-KRIM
Nga Luçiano BOÇI
Atentati i djeshëm në vendin më të survejuar në Shqipëri pas Kryeministrisë, nuk është as habi as rastësi.
Krimi është në habitatin e vet, ngjit me “shtëpinë” ku banon që quhet Komisariati i policisë së shtetit-parti.
Policia jonë me të njëjtin pasion me te cilin godet qytetarin e thjeshtë me gjobvënie prapa ferrave, cepave, rrethllrrotullimeve, me ose pa radar-telefon, me të njëjtin pasion bashkëpunon dhe është fuzionuar pothuaj me krimin e organizuar.
Tashmë policia e ka kaluar fazën e marrjes së pagesave mujore nga krimi organizuar.
Kjo konsiderohet me gallatë si old fashion.
Policia sot kërkon aksione e pjesë fitimi dhe ka të tilla në trafiqe, ndërtime, aktivitete pastrimi parash bashkë me grupet kriminale e biznese të lidhura me to.
Sikurse anasjelltas krimi ka aksione në emërime, drejtim policor, politikë e pushtet lokal.
Brenda tyre domosdoshmërisht drejtpërdrejt ose tërthorazi, me fuqi akoma më të madhe, janë politikanët e kastës siç i ka dëshmuar dhe SKY ENCHRO.
Pas çdo atentati e pëplasjesh midis grupeve kriminale e bandave, qëndrojnë patjetër anëtarë të kupolës së lartë të policisë dhe të niveleve të ndërmjetme që shpesh bëjnë “detyrat e shtëpisë” për grupet kriminale.
Policia është sot banda më e organizuar, me zgjatime të forta politike e me rol politik themelor në menaxhimin e proceseve të grabitjes së votave.
Pjesa e ndershme dhe profesioniste e saj është e frustruar dhe e goditur. Rrijnë urtë për hir të pagës dhe uniformës.
Një polici ku gara për drejtim është më e egër se gara për të kontrolluar territor nga bandat, e ku përfshihen ndjeshëm përfaqësuesit politikë, dëshmon qartë mënyrën se si funksionon ajo.
Në fund të ekuacionit pavarësisht se kush vritet e eleminohet dhe pse, një gjë i bën bashkë-Vota.
Këtu pastaj roli i Kryeministrit është i padiskutueshëm.
Aferim, se këtë dimension lirie që “të hanë kokat e njëri-tjetrit” duam s’duam, Rama ia ka dhënë me pashë, gjithmonë brenda rolit të tij. Ai është “baba” i të gjithëve.









