Tunelit të Llogarasë i ‘humbi’ ura 110 metra e gjatë në daljen e Palasës – a po heton SPAK këtë skandal?
Por jo vetëm kaq. Në projektin fillestar, siç e shikoni në ekran, veç ndërtimit të tunelit prej 6 kilometrash, ishin parashikuar edhe dy ura në dy daljet e tij, për të cilat ishin detajuar edhe kostot.
Por në fund, njëra nga këto dy ura, që projektuesit e kishin parashikuar si urë të varur me një këmbë, që krijonte efekte panoramike, është zhdukur dhe në finale as nuk është ndërtuar, ndërkohë që ishte një prej zërave më të kushtueshëm të këtij projekti.
Pas gllabërimit të 190 milionë eurove, siç në çdo procedurë të këtij projekti, Edi Rama dhe Belinda Balluku kanë harruar edhe një element tepër të rëndësishëm: kolaudimin e Tunelit të Llogarasë.
Këto punime nuk janë kolauduar, pasi nuk ka ekzistuar një kolaudator që të kryente vlerësimin. Për pasojë, çdo shqiptar që do të kalojë në të duhet të lusë Zotin që vjedhja e 190 milionë eurove të jetë e keqja më e madhe për të.
Edi Rama, Belinda Balluku dhe Elvis Berberi, tre personazhet kryesore të aferës korruptive të Tunelit të Llogarasë, ishin në makinën kabrio, ku ky i fundit duket se nuk e arriti ta shohë dritën në fund të tunelit.
Edhe zv.kryeministren duket se po e zë poshtë tuneli i pakolauduar, por mbetet për t’u parë nëse kryeministri Edi Rama do të arrijë të shohë dritën në fundin e tunelit të Belinda Ballukut.
Por deri atëherë, duhet që SPAK të mos përfundojë në errësirën e të njëjtit tunel, ku u vodhën plot 190 milionë euro.









