Lubi Balluku po terrorizon eksponentët e partisë së krimit me dosjet e krijuara nga regjistrimet e paligjshme të Oltion Bistrit

Lubi Balluku po terrorizon eksponentët e partisë së krimit me dosjet e krijuara nga regjistrimet e paligjshme të Oltion Bistrit
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Lubi Balluku po terrorizon eksponentët e partisë së krimit me dosjet e krijuara nga regjistrimet e paligjshme të Oltion Bistrit.

“Së dyti, vazhdon terrori i pandërprerë i Lubi Ballukut ndaj eksponentëve të tjerë të partisë së krimit.

E armatosur gjer në dhëmbë me dosjet e krijuara nga regjistrimet e paligjshme, që Oltion Bistri ka kryer me porosi të asaj dhe Edi Ramës, të ambasadave, të institucioneve, të drejtuesve dhe ministrave të qeverisë socialiste, Lubia tani iu ka imponuar atyre omertën, kodin mafioz të heshtjes.

Ajo nuk i ka kërcënuar ata dhe nuk i kërcënon me plumbin pas veshit apo në lule të ballit, por me dosjen publike para të gjithë shqiptarëve me të cilën ajo është e aftë të presë çdo karrierë të tyre.

Ndaj dhe ata, siç e keni vënë re ju, mbajnë një heshtje totale.

Janë pra këto rrethana, të cilat bëjnë që Lubia jo të mos mendojë për dorëheqje, por të kërcënojë me ndërprerje karriere secilin prej atyre që do guxojë të punojë kundër saj, zotohet t’iu rezervojë fatin e Lali Vjedhësit.

Kjo është gjendja sot në partinë e krimit”, tha Berisha.

Share it :