Bushati: Nuk jetojmë më në një vend demokratik, prandaj Edi Rama nuk jep llogari

Bushati: Nuk jetojmë më në një vend demokratik, prandaj Edi Rama nuk jep llogari

Gazetari Andi Bushati, i ftuar në edicionin informativ Ora 19 në SYRI TV, ka komentuar takimin e kryeministrit Edi Rama me Luftar Hysën, i cili një ditë më parë u sanksionua nga SHBA. Gjatë bisedës me moderatoren Armela Ferko, Bushati u ndal te roli i SPAK dhe mënyra se si trajtohen çështjet që prekin Kryeministrin.

Bushati u shpreh se SPAK nuk po e heton Ramën për çështje të qarta dhe publike, ndërsa sipas tij, çështja e takimit me një person të akuzuar për pastrim parash nuk mund të konsiderohet si prova më e rëndë.

SPAK-u e ka për zgjedhjet që janë sheshi dhe s’guxon ta thërrasë Ramën, jo për këtë që është një gjë e diskutueshme. Pra, fakti që ka pritur një pastrues parave të Sinaloas nuk e inkriminon direkt. Rama ka gjëra ku është inkriminuar direkt, drejtpërdrejt dhe SPAK-u nuk e ka kapur.’

Ai u shpreh se problemi kryesor lidhet me fakti se publiku ende mendon se jeton në një sistem funksional demokratik.

‘Ne akoma sillemi si qenie atavike të një sistemi demokratik. Pra, ne jetojmë akoma me refleksin që, po jetojmë në demokraci dhe në një vend demokratik, kur ndodh një skandal, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, të bëjë transparencë dhe të japë llogari.’

Sipas Bushatit, realiteti politik dhe institucional në vend është larg standardeve demokratike.

‘Problemi është që ne duhet të ngulisim mirë në mendje që ne nuk jetojmë më në një vend demokratik. Dhe duke mos jetuar në një vend demokratik, askush nuk jep llogari. Për çdo skandal që ndodh, normalizohet dhe edhe ajo që duhet të bënte bilancet, drejtësia, as nuk ka kërce, as nuk ka fuqi të ndërhyjë.’

Në përfundim, ai theksoi se pyetjet për përgjegjësinë politike dhe institucionale mund të bëhen, por sipas tij, ato mbeten pa përgjigje reale.

Share it :