Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Kërkesa e Ilir Metës për ndryshimin e masës së sigurisë do të merret sot në shqyrtim nga Apeli i GJKKO-s.

Seanca do të mbahet ditën e sotme, në orën 09:00. Kjo seancë u shty me kërkesë të avokatit mbrojtës të ish-presidentit Meta, i cili kërkoi përjashtimin e gjyqtares Saida Dollani.

Kjo me argumentin se muajin e kaluar kishte gjykuar çështjen për revokimin e masës, e cila vendosi mospranimin. Avokati Kujtim Cakrani deklaroi se gjyqtarja Dollani, nuk mund të gjykojë të njëjtin person për dy kërkesa të ndryshme.

Sipas ish-presidentit Meta, vendimet e të tre niveleve të gjyqësorit që kanë urdhëruar qëndrimin e tij në qeli janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe me dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Kreu i PL-së thotë se po mbahet në paraburgim pa një akuzë të formuluar.

Share it :