At*ntatit në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma agjenti i AMP, Muçi Shaljani

At*ntatit në Rinas/ Ndërron jetë te Trauma agjenti i AMP, Muçi Shaljani

Rëndohet bilanci i atentatit në rrethrrotullimin e Rinasit të ndodhur të martën e 11 Nëntorit. Pas 4 ditësh në trajtim intensiv në reanimacionin e Traumës, ka ndërruar jetë 42-vjeçari Muçi Shaljani.

Pavarësisht, përpjekjeve të bluzave të bardha, Shaljani nuk ka mundur t’ju mbijetoj plagëve të marra me armë zjarri në kokë, por, dhe pjesë të tjera të trupit, duke humbur jetën orët e para të mëngjesit kësaj të shtune.

Prej të martës, 42-vjeçari ndodhej i intubuar në Spitalin Universitar të Traumës, në terapi intensive, dhe raportohej se kishte dy plumba në kokë, por, dhe pjesë të tjera të trupit.

Share it :