Petrit Vasili: SPAK te hetoje krimin e Rames, qe hapi ne 2024, Tunelin e pambaruar dhe te pasigurte te Llogarase?!

Petrit Vasili: SPAK te hetoje krimin e Rames, qe hapi ne 2024, Tunelin e pambaruar dhe te pasigurte te Llogarase?!

Ne korrik 2024 Rama inauguroi dhe hapi per levizjen e makinave e te qytetareve tunelin e pambaruar te Llogarase.

Po kush garantoi per sigurine e tunelit te Llogarase?

Sepse komunikimet mes supervizorit grek Kirkinezis dhe drejtorit te ARRSH Berberi jane tronditese.

Ja cfare thote Kirkinezis:
🟥”Evis…kontraktori duhet të kuptojë se projekti nuk është thjesht një “vrimë”, por është një tunel i cili duhet të ndërtohet sipas specifikimeve dhe praktikave ndërkombëtare në respekt ABSOLUT për çështjet e SIGURISË…”

🟥Në nëntor 2022, kur inxhinieri grek raporton shkelje alarmante sigurie, si fakti që kontraktori po hidhte “betonin pa çelik. Jo i përforcuar”.

🟥“Propozimi i ri i Kontraktorit ka të bëjë vetëm me kushtet normale të funksionimit, pa asnjë dispozitë për rastet e zjarrit. Nëse ndodh një incident i tillë, sigurisht që do të ketë viktima”, shkruan më tej supervizori grek.

Nen driten e ketyre fakteve shokuese te shkruara te supervizorit grek Kirkinezis nje gje eshte teper e qarte, qe ne momentin e hapjes, ne korrik te vitit 2024, tuneli ishte totalisht i pasigurte ne cdo pikpamje, qofte sa i takon sigurise se jetes, ventilimit, cilesise se ndertimit te tij, mbrojtjes ndaj zjarrit etj etj.

Pra jeta e qytetareve u vu ne nje rrezik shume te madh vetem e vetem per hir te propagandes se Rames dhe ne funksion te aferës shume milionshe qe perfaqsonte tuneli i Llogarase.

Kjo ngjarje perben nje krim te vertete ndaj jetes se qytetareve, qe eshte vene ne rrezik te madh me ndergjegje te plote nga Rama dhe qeveria.

SPAK e ka perpara syve nje krim te tille dhe akoma nuk e ka thirrur Ramen per kete.

SPAK nuk mund ti bishtnojë më hetimit per kete krim me rrezikim shume serioz te jetes se qytetareve nga Rama ne tunelin e Llogarase.

Share it :