Berisha nxjerr bllof Dumanin: Ftesa e parë mban datën kur unë isha pikërisht në SKAP

Berisha nxjerr bllof Dumanin: Ftesa e parë mban datën kur unë isha pikërisht në SKAP
Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat, tha se Altin Troplini ka manipuluar informacionin lidhur me ftesën për t’u pyetur në ngjarjet e 21 janarit. Ftesa e parë, që sipas Troplinit mban datën 3 nëntor, është e pavlefshme, pasi ai ndodhej në atë datë pikërisht në zyrat e SKAP-it.
Berisha theksoi se qëllimi i kësaj ftesë të sajuar ishte të devijonte vëmendjen nga aferat e supozuara të qeverisë dhe të krijonte një skenar mediatik për të komprometuar figurën e tij.
“Tani, mbetet në historinë e turpit të Altin Troplinit, i cili për të zhurmuar aferën e tmerrshme korruptive të Edi Ramës dhe Lubi Ballukut, sajoi turpet, skenarin e turpshëm të ftesës time në SKAP për t’u pyetur si njeri që ka dijeni për ngjarjet e 21 janarit.
Ftesa e parë e Altin Troplinit, sipas tij, mban datën 3 nëntor, pikërisht datën që unë isha këtu, isha para jush, isha në zyrat e Skapit.
Dhe donte jo njoftimin, por donte që mercenarët, puthadorët, lakejtë e qeverisë në media, të hapnin studiot televizive jo me Lubinë dhe Ramën dhe vjedhjet e tyre 90 milionë në tunelin e Llogarasë, 130-140 milionë në aeroportin e Vlorës, por se e ftuam, nuk e ftuam, nuk erdhi, tek erdhi.
Këto janë gjëra të turpshme sepse ju duhet të qëndroni fort ndaj këtyre akteve të papërgjegjshme dhe të turpshme.
Njoftim thuhet kur një person merr përsipër ta njoftojë ose kur njoftohet direkt personi.
Në mënyrë absolute nga data 3 gjer sot, asnjë person nuk ka ardhur të më thotë orë dhe datë, të më dorëzojë një letër, dhe asnjë person nuk rezulton të ketë marrë përsipër një gjë të tillë.
Po, të sqaroj për postën elektronike.
Unë kam dy posta elektronike, njërën e kam timen, tjetra është e parlamentit, të cilën nuk e përdor.
E kam përdorur vetëm në një rast, në një korrespondencë, e detyrueshme të jetë nga parlamenti dhe jo nga emaili privat.
Por unë kam një gjë tjetër. Unë kam një numër telefoni që e njeh e gjithë botë, që marr çdo ditë me qindra mesazhe dhe dokumente dhe aty nuk ka ardhur asnjë gjë”, tha Berisha.

Share it :