Çfarë mendimi ka Silvio Gonzato për fotografinë e anëtarëve të vetingut pranë resortit të dyshuarit për terr@rizëm, Luftar Hysi?

Çfarë mendimi ka Silvio Gonzato për fotografinë e anëtarëve të vetingut pranë resortit të dyshuarit për terr@rizëm, Luftar Hysi?

Nga Avokat Arben Llangozi

Silvio Gonzato, ne foto shohim komisionerët e vetingut duke festuar në resortin e Luftar Hysit, një shtetasi të shpallur nga SHBA si pjesë e një organizate terroriste. Çfarë mendon për këtë? Si mund të justifikohet një vizitë e tillë pranë një personi të dyshuar për terrorizëm nga një proces që supozohet të pastronte drejtësinë?

A është ky standard integriteti apo një ironik kurs veror për moralin e luksit? A duhet të shqetësohen qytetarët dhe institucionet ndërkombëtare për këtë lidhje të dukshme midis drejtësisë dhe individëve me reputacion të rrezikshëm terrorist?

Duke parë komisionerët e vetingut që festojnë në resortin e Luftar Hysit, një shtetasi të shpallur nga SHBA si pjesë e një organizate terroriste, lind pyetja e thjeshtë por shqetësuese, a mund të kemi vërtet besim te reforma në drejtësi në Shqipëri, kur ata që supozohet të pastrojnë sistemin, duket se zgjedhin luksin dhe pishinën pranë individëve me lidhje kriminale dhe terroriste, duke i bërë standardet e integritetit më pak të besueshme dhe më shumë një dekor për fotografi?

Sa për bindjet e tua seksuale, nuk ka vend për paragjykim pasi të mirkuptojme dhe ke jetën tënde.Por sa i përket ligjit për barazinë gjinore, fakti mbetet se Edi Rama e miratoi atë me votat e 77 deputetëve që shumëkush i konsideron tradhtarë të interesit publik, duke ngritur pyetjen se sa vërtet reforma dhe barazia në politikë mund të ekzistojnë kur miratimi varet nga lojëra politike dhe kompromis i pafajshëm me pushtetin.

Share it :