Bylykbashi del nga SPAK: Isha për kallëzimin e aferes se ECO parkut në Durrës, i perfshire kryeministri
Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi ka dalë nga ambjentet e SPAK, aty ku u paraqit mëngjesin e kësaj të marte.
Në dalje të Prokurorisë për gazetarët ai u shpreh se ishte në SPAK në cilësinë e kallëzuesit për aferën e ECO parkut në Durrës.
“Është një kallëzim që është bërë në marsin e vitiit 2024. Ajo është një aferë e pastër korruptive”,- tha Bylykbashi.









