Vetem 6% te fondeve te buxhetit/ Spahia: Veriun Po e diskriminoni

Vetem 6% te fondeve te buxhetit/ Spahia: Veriun Po e diskriminoni

Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Saphia ka prezantuar tabelën, që sipas tij tregonte se si parashikohet të ndahen shpenzimet publike, duke zbuluar një disproporcion të madh. Sipas të dhënave të paraqitura, Spahia thekson se katër qarqet e veriut të Shqipërisë pritet të përfitojnë vetëm 6% të totalit të shpenzimeve publike.

Ndërsa tetë qarqet e tjera të vendit do të marrin pjesën dërrmuese prej 94% të buxhetit. Spahia e cilësoi këtë ndarje si aspak e balancuar dhe madje diskriminuese ndaj banorëve të veriut.

Unë kam një tabelë këtu ku paraqitet ndarja e shpenzimeve publike për buxhetin e vitit 2026. Dhe qartësisht shikohet një pabarazi e theksuar midis përqindjes që i takon katër qarqeve të veriut për shpenzimet publike, e cila është vetëm 6%, ndërkohë që për tetë qarqe shpenzimet publike janë 94%. Pyetja ime është, mbi ç’bazë ka menduar Ministria e Financave një ndarje të tillë aspak të balancuar? Madje do ta quaja diskriminuese për katër qarqet e veriut,” tha Spahia.

Share it :