Xhaçka nuk preket nga SPAK, Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për hetimin e saj dhe të bashkëshortit
Gjykata e Lartë ka vendosur në një linjë me Apelin e GJKKO-së për Olta Xhaçkën.
Togat e zeza vendosën sot kundër rekursit të Fredi Belerit për hetimin e ish-ministres së Jashtme dhe bashkëshortit të saj Artan Gaçi, lidhur me privatizimin e tokave në Himarë ku do ndërtohej resort turistik, dhe mbi të cilën morën statusin e investitorit strategjik.
Në fillim GJKKO urdhëroi SPAK të hetonte,por më pas prokuroria e Posaçme ankimoi dhe shkalla e dytë e gjyqësorit aprovoi kërkesën
Së fundmi dhe trupa gjykuese e Gjykatës së Lartë, me relator Sokol Binaj dhe anëtar Ilir Panda e Sander Simoninë në seancën e sotme e la në fuqi.
Beleri kërkonte shfuqizimin e dy vendimeve të gjykatave të Posaçme dhe urdhërimin e SPAK që të hetojë ish-ministren. Ai e kallëzoi Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj, ish-deputetin socialist Artan Gaçi, për disa vepra penale.
E teksa refuzoi hetimin e çiftit socialist, SPAK mori të pandehur për shpërdorim detyre ish-kryebashkiakun e Himarës Jorgo Goro, lidhur me tjetërsimin e dy sipërfaqeve të tokës mbi të cilat Artan Gaçi mori statusin e investitorit strategjik.









