7 orë takim me Ballukun, Rama largohet nga Kryeministria, Balluku qëndron
Kryeministri Edi Rama është larguar nga Kryeministria pas afro 7 orësh takim me zëvendësen e tij, Belinda Balluku. Mësohet se ai do të shkojë në një darkë me komisioneren Marta Kos.
Ende nuk dihet cili do të jetë fati i Ballukut pas vendimit të gjykatës për ta pezulluar nga detyra
Ajo është marrë e pandehur për akuzën “shkelje e barazisë në tendera”.
Në reagon e SPAK sot pasdite, asaj iu shtua edhe një dosje tjetër, tenderi për lotin 4 të Unazës së Madhe të Tiranës.









